Është e vërtetë se të gjithë ne përballemi me probleme që na fusin në konf likt pa fund me njerëzit rreth vetes. Çdo kush ka personalitetin e vet dhe reagon në mënyrë të ndryshme, shumë nuk e kalojnë dot dhimbjen dhe planifikojnë hakmarrje për atë që kaloi.

Ndaj, nuk ka gjë më të mirë, se të njohësh, përmes planeteve, njerëzit që nuk do dinë kurrë se çfarë është falja.

LUANI

Luanët janë tërheqës, por kjo nuk është gjithnjë avantazh, që në momentin që kanë një super ego, e cila i bën egocentrikë dhe shpesh arrogant, duke hyrë shpesh në konf likt me grupet shoqërore. Nuk janë njerëz fleksibël, nuk hezitojnë të përdorin hidhërimin e tyre për t’u mësuar moral atyre që i ofendojnë.

AKREPI

Pavarësisht se kanë karizëm të lartë dhe sensualitet, Akrepët janë shpesh të vështirë për t’u menaxhuar. Kjo u lejon atyre të kenë miqësi të ndryshme përgjatë jetës së tyre. Me helmin e tyre, nuk humbasin kurrë mundësinë për t’u kthyer të njëjtën dhimbje, vetëm për krenari, t’i shohin të tjerët të korrin atë që mbollën.

BRICJAPI

Vështirë t’i lënë gjërat të kalojnë pa u vënë re. Edhe pse kanë një disiplinë të mirë dhe dinë të jenë të përgjegjshëm, nuk tolerojnë injorancën dhe të qënit të injoruar. Duke e ditur këtë, do mbajnë mbi supe të gjithë fajin dhe në momentin e duhur, do e hedhin gjithçka kundër teje. Mbajeni gjithnjë në mendje, nuk do kthejnë kurrë faqe, përveçse kur ta dëshirojnë vetë një gjë të tillë.

PESHQIT

Ka një personalitet që preket lehtë kundrejt disa su lmeve. Ka një personalitet shumë dramatik dhe martirizohet gjatë gjithë kohës. Nuk ndodh rrallë të gjesh Peshq që ndihen të ofenduar nga ata që i su lmojnë. Nëse je një prej tyre, do jesh i mirëpritur duke qenë se Peshqit kanë tendencën të jenë miq me njëri tjetrin, por në rastin e kundërt përgatitu për një zemërim të pazakontë.