Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu pasi ka qenë i pranishëm në takimin e aleatëve opozitarë me Bashën, tha se Edi Rama ka sjellë vetëm rrënim.

Mediu u shpreh se Rama kur ka ardhur në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO dhe me liberalizim vizash, kurse sot vendi ka degraduar në një situatë të tmerrshme.

“Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, deklaroi Mediu.