Pas mbërritjes në Shqipëri dhe inspektimit të stadiumit “Air Albania Stadium” që do presë sonte ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka dalë në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga përkthyesi dhe kreu i FSHF, Armand Duka.

I pyetur nga gazetari Ervin Baku se si i duket stadium i ri të cilin mediat italiane e kanë cilësuar si “Wembley i Ballkanit”, Ceferin është përgjigjur: Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Ajo që është më e rëndësishme është ndërtimi i këtij stadiumi. (Lexo.al)