“Zjarri në Greqi që vrau të paktën 88 persona u vu nga një individ i papërgjegjshëm i cili u përpoq të ndizte zjarr në pyll në një ditë kur frynte shumë erë.” Kështu bën me dije e përditshmja greke, Kathimerini.

Lajmi ka si burim një zyrtar kompetent për çështjen, i cili u shpreh se në bazë të provave të mbledhura, zjarri është rezultat i neglizhencës dhe se identiteti i personit përgjegjës dihet tashmë nga autoritetet.

Zjarri i rënë në Greqi para disa ditësh la 88 persona të vdekur mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës dhe Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës.