Shkëlen Berisha, ka reaguar 3 ditë pas vendimit të publikuar të Gjykatës së Floridas, e cila rrëzonte padinë se për të ishte gënjyer, për përfshirjen në krimin shtetëror të Gërdecit.

Reagimi i Shkëlzen Berishës është publikuar nga të gjitha mediat, shumë prej të cilave e kishin edhe si lajm të fundit.

Dhe mirë kanë bërë, pasi bëhet fjalë për një çështje të nxehtë, ku djali i ish-kryeministrit akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Por, për turpin e tyre, këto media nuk dhanë me asnjë rresht, lajmin për vendimin e Gjykatës së Floridas.

Në asnjë vend normal, madje edhe në ato të botës së tretë, nuk ndodh që mediat të japin përgënjeshtrimin e lajmit, pa dhënë më parë lajmin.

Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që japin përgënjeshtrimin e Zenit, pa dhënë lajmin që e detyroi atë të reagojë.(TemA)