Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin “Shqipëria punon tokën” i çelur në sheshin Skëndërbej, ku për dy ditë do të zërë vend ajo pjesë e Shqipërisë që punon e prodhon për tregun vendas dhe eksportin.

Gjatë fjalës së kryeministri u shpreh se bujqësia është një fushë ku po bëhen ndryshime kolosale, ndonëse problemet ekzistojnë dhe janë pjesë e procesit të zhvillimit. “Është një edicion shumë më i madh se vitet e mëparshme. Ka shumë gjëra për të parë dhe për të mësuar. Ajo që nuk del dhe nuk duket në pasqyrat e medias, këtu është një mundësi për ta parë dhe për ta kapur si sintezë në një fushë ku po bëhen ndryshime kolosale dhe pastaj në pasqyrat e medias dalin vetëm problemet që patjetër dhe ato ekzistojnë, por janë pjesë e procesit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga djali i tij i vogël Zaho, me të cilin vizituan njëra pas tjetrës stendat e vendosura në sheshin Skëndërbej, ku u njohën edhe me produktet e ekspozuara. Ata u ndalën edhe tek kafshët të cilat janë sjellë nga fermerë nga e gjithë Shqipëria.

Rama shkëmbeu edhe batuta me të birin teksa tha se është njohës i mirë i emrave të kafshëve.

“Se është katunar i njeh mirë”, tha kryeministri