Arbana Osmani prej ditësh ndodhet në Marok bashkë me të dashurin e saj, Eduart Grishaj. Duket se pushimet së bashku çifti i ri po i shijojnë më së miri.

Të lumtur e të paqtë të dy postojnë foto nga vendet më të bukura në Marok, por të gjithë fansat shprehin dëshirën që tashmë të shprehen hapur dhe të pozojnë së bashku edhe për publikun.

Megjithatë duket se kjo zgjedhje për të qenë e rezervuar ka qenë e moderatores, që ende preferon të mos shfaqet plotësisht hapur.

Arbana ka postuar një foto nga ato të vërtetat. E shkujdesur, me flokët e çrregullta dhe pa filtra, moderatorja ka treguar si si është në të vërtetë.

“Unë e vërtetë (pa filtra, pa poza, flokët e çrregullt, sytjenat që duken, bateria e telefonit pothuajse po vdes dhe nuk më plas fare),”– shkruan Arbana Osmani në Instagram.

Pas kësaj një ndjekëse i ka korrigjuar gabimin me anglishten.

“Sikur të thoshe “The real me “- do ishte më bukur se “true me”,”- shkruan komentuesja.

Por, edhe Arbana Osmani i ka dhënë të drejtë në këtë rast, duke e mbështetur: “E drejtë”.