Në Kosovë, autoritetet thonë se çdo vit rritet numri i qytetarëve që po heqin dorë nga shtetësia e vendit.

Vetëm gjatë nëntë viteve të fundit, rreth 42 mijë persona kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës.

Organizatat jo qeveritare thonë se largimi nga Kosova i qytetarëve është dukuri normale, por ata po bëjnë thirrje që të shfrytëzohen potencialet e tyre për të investuar në Kosovë