Këngëtarja argjentinase, Catherine Fulop është nëna e partnerës së futbollistit të Juventusit, Paolo Dybala.

Në një prononcim për një program radiofonik në Argjentinë, e ëma e Oriana Sabatinit, e cila është dhe e fejuara e Dybala-së, ka zbuluar se e urren futbollistin e “Zonjës së Vjetër”.

“Ajo që nuk i fal Paulos është se e mori Orianan në Europë. I them që e urrej dhe ai më përgjigjet se po kujdeset për të. Sapo kanë bërë një vit që janë atje bashkë dhe fillimisht, sinqerisht, doja të vrisja veten. Papritur nuk e pashë vajzën time për katër muaj me radhë dhe ishte shumë. Ishte një periudhë e vështirë”.

Gjatë rrëfimit, 54-vjeçarja flet hapur për lirinë e vajzës, madje asaj i pëlqen kur vajza e saj puthet me një grua tjetër.

“Më ka pëlqyer të shihja Orianan të puthte një grua tjetër – shtoi Catherine ndërsa komentonte videon muzikore ku puthen dy vajzat, njëra prej të cilave e bija 23-vjeçare – Nuk më befasoi aspak. Më pëlqen që të jetë e lirë dhe të ndjejë se mund të bëjë gjithçka. E gjithë ajo që thashë ishte “sa të bukura janë, uau…”