Aleati i Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka shpalosur sot platformën e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një reagim me 7 pika, Ndoka thotë se kriza mund të zgjidhet nëse dy liderët zbatojnë formulën e tij.

Reagimi i plotë:

Letër për portalin e KM!

Si zgjidhet kriza?

Këshilla për kokat e nxehta:

Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik. Përafrohen qëndrimet politike të palëve. Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore. Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat. Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet. Dorëheqja e Kryeministrit! Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).
– Kaq, kriza u zgjidh!?

Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?

Reagimi i Ndokës vjen në një kohë kur ka 3 muaj që opozita është larguar nga parlamenti dhe ka djegur mandatet.

Situata politike është e tensionuar dhe opozita ka ftuar nesër qytetarët që t’i bashkohen në protestën e 6-të kombëtare.

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar me anë të tri letrave publike opozitën në dialog pa kushte, ndërsa presidenti Ilir Meta, tha sot se është gati që të shtyjë datën e zgjedhjeve.