Me modelin e ri te flokeve, qethur se fundi, deputeti Kujtim Gjuzi nuk eshte treguar i kursyer ne kompelimentet ndaj femrave, teksa ka qene mbremjen e se henes i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv”. Nder te tjera ne emision, deputeti Gjuzi u pyet nga moderatorja Ilda Bejleri, t’i thoshte nje emer futbollisti te asaj kohe, i cili vishej me bukur dhe binte ne sy.

Gjuzi nuk eshte kursyer, por ka komplimentuar me menyren e tij vajzen ne panel, Silvana Bushati, dhe vete moderatoren Bejleri.

Pjese nga biseda:

Ilda Bejleri: Ke qenë rrobaqepës ti

Kujtim Gjuzi: Ca ishte kjo? Unë vazhdoj te jem

Ilda Bejleri: Kush vishej më bukur në atë kohë nga futbollistet?

Kujtim Gjuzi: Je vesh mrekullisht bukur, sikurse ju, mbesa që e kam në krah të djathtë dhe falënderoj Manushin shumë, zonjusha aty që nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm…

Ilda Bejleri: Pse ore ballkoni është i rrezikshëm? Kush futbollist vishej me bukur, qe binte ne sy?

Kujtim Gjuzi: Ballkonet më të bukura i kanë femrat, pas tyre, do ta themi kështu, Ilir Bushati, e ngrite gjoksin kështu.