E ftuar së fundmi në emisionin “Treshat” me Bora Zemanin dhe dy vëllezërit Veshaj, ishte këngëtarja e njohur Eneda Tarifa. Në videon promo të emisionit, të publikuar në llogarinë e Instagramit të Bora Zemanit, shohim se Eneda është vendosur në makinën e së vërtetës. Këngëtarja është pyetur nga Bora nëse është më mirë të jesh beqare dhe reagimi i Enedës i ka treguar të gjitha! Ajo ka bërë një shprehi në fytyrë duke lënë të kuptohet se është shumë më rehat tani që është beqare.

Kujtojmë se në janar të vitit 2018 u mësua se këngëtarja i kishte dhënë fund martesës disavjeçare me Erjon Zaloshnjën, me të cilën ka një vajzë.