Në muajin shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. nAjo solli në jetë një djalë, të cilin së bashku me partnerin, Frenklin, e pagëzuan me emrin Raiden. Që prej lindjes së Raidenit, Jona është larguar nga ekrani dhe i është përkushtuar tërësisht të voglit.

Në profilin e saj në Instagram ajo ndan vazhdimisht momente me të birin dhe tregon përditshmërinë e saj si nënë, duke ndarë lumturinë e lodhjen e çdo dite me Raidenin. Tashmë që i vogli ka mbushur 1 vjeç, ajo i ka organizuar një super festë ditëlindjeje, pamjet e së cilës i ka publikuar edhe në Instagram.

“Dje shfaqjen na e kishte rezervuar Raiden, emocionet i perjetuam te gjitha ne… E kap veten shpesh duke falenderuar zotin qe me ka perkedhelur mjaft, qe vetem ne 1 vit me ka dhene mundesine te jetoj qindra lloje ndjesish sebashku, gje me te bukur nuk paska… Ps: Jam mama, me lini te jem patetike.”- shkruan Jona në postim.

Festa është organizuar me motivet e një cirku me kafshë, ndërsa Raideni është veshur si një zotëri i vogël me këmishë e fjongo.

I urojmë gëzuar ditëlindjen vogëlushit të Jona Spahiut!