Në përfundim të javës së 30-të, Partizani ka humbur pak terren në lidhje me ndjekësin më të afërt, Kukësin, pasi diferenca ka shkuar në 10 pikë.

Në lojë janë edhe 18 pikë për t’u fituar deri në përfundim të sezonit.Duke marrë parasysh diferencën dhe pikët që janë në lojë për t’u fituar, sipas përllogaritjeve Partizanit i duhen 8 pikë në 6 javët e mbetura për të dalë kampion edhe sikur Kukësi t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Me 8 pikë duhet që Partizani të mos humbasë 2-0 përballjen direkte me Kukësin.

Por, nëse merr 9 pikë, cilido qoftë rezultati apo fitorja e mundshme e Kukësit në përballjen direkte, Partizani është kampion i padiskutueshëm i edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Pra, për të qenë të qetë, “demave” u duhet të marrin gjysmën e pikëve të mbetura. Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit.