Pas deklaratës së djeshme, teksa plot emocione tha se Arbana Osmani është frymëzimi i jetës së tij, regjisori Eduart Grishaj ka treguar një tjetër anë të moderatores.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Grishaj tha se Arbana është opozitarja e tij më fortë dhe që i bën shumë kritika.

“Arbana është, pa dashur të përsëris atë që thashë dje, opozitarja ime më e mirë dhe që më bën shumë kritika. Ajo më kritikon po aq sa më mbështet shumë.

Unë uroj që ta mbarojë shumë shoejt atë që ka nisur, e kam fjalën për librin me recetat e gatimeve, pasi kam marrë shumë kile. S’di ku do t’i humb pastaj,”– tha Eduarti.

Një ditë më parë, gjatë premierës së filmit të tij “Gjyshja”, Grishaj deklaroi se moderatorja Arbana Osmani është frymëzimi i jetës së tij.