Këngëtarja e njohur, Tayna e cila është një prej personazheve më të përfolur të showbizzit shqiptar, është gjithmonë në qendër të vëmendjes me pastimet e saj në rrjetet sociale.

Ajo gjithmonë publikon foto dhe video seksi dhe provokuese në të cilat pëlqehet dhe komentohet shumë.

Kështu ka bërë edhe sëfundmi me një foto që ka publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, e ku vihet re një e çarë deri sipër tek kofsha.

Ashtu siç di të tërheqë gjithmonë vëmendje edhe këtë herë Tayna ka ndezur rrjetin me foton provokuese ku shihen dhjetra komente pozitive.