Të gjithë ata që i ndjekin në rrjetet sociale Françeska Jaçen dhe Kejvina Kthellën kanë vënë re së fundmi që dy vajzat nuk kanë postuar më foto së bashku.

Nga videot ku dy modelet përballeshin me “Range Rover-at” përkatës, dhe përshëndeteshin sot mes tyre ka një heshtje ‘thumbuese’.

Kjo gjë i ka ngacmuar ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë pyetur ish-banorin e Big Brother, Ben Kasemi, dhe ky i fundit është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën.

Në një status në Instastory, Beni shkruan se arsyeja e sherrit mes dy vajzave, të cilat ai i quan ‘modele’, është një çantë e markës “Channel”. Ish-banori i BB shkruan më tej se ka qenë Françeska ajo që e ka akuzuar ish-velinën e “Xing me Ermalin” se i ka vjedhur çantën.

Kjo e fundit ja ka blerë të re në dyqan dhe ja kthyer çantën firmato për të cilën akuzohej dhe që nga ajo ditë nuk flasin më.

Statusi i Ben Kasemit

Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani Kejvina i ka marrë borxh një çantë “Channel” kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur, dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re! Që atë ditë u prishën. Ps: Hajde sqarim hajde!

Statusi i Ben Kasemit
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Françeska Jaçes dhe as nga ana e Kejvina Kthellës për këtë sherr. Ajo që bie në sy është edhe fakti që nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.