Një burrë nga Florida është arrestuar pasi shkoi në shtëpinë e të dashurit të gruas, e lidhi nën kërcënimin e armës dhe i preu penisin me gërshërë. Alex Cesar Bonilla u largua nga vendngjarja së bashku me organin gjenital të prerë. Policia shkoi në shtëpinë e të dashurit pasi një telefonate nga ana e tij ku i kërkonte ndihmë. Ai i tha policisë se Bonilla, një fqinj i tij, kishte hyrë në shtëpi dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bënte rezistencë.

Më pas 49-vjeçari e çoi në dhomën e gjumit, e lidhi dhe e gjymtoi. Dy fëmijë ndodheshin brenda në shtëpi kur ndodhi sulmi i tmerrshëm. Sipas raportimeve Bonilla e kishte viktimën duke kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij disa javë më parë. Bonilla u gjet nga policia dhe u arrestua ne ambientin e tij të punës në Brandford.