Mes personazheve të shumtë në protestën e opozitës ditën e djeshme, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkëshorti i saj, Abi Malltezi i cili ka postuar një foto tyren në profilin e tij në rrjetet sociale.

Dosja.al ka siguruar edhe disa foto të tjera të Argitës dhe Abit, teksa protestonin në tubimin e 10-të kombëtar të opozitës së bashkuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Siç duket edhe nga foto e mësipërme, Argita ka zgjedhur të veshë një fustan me motive blu për protestë, të cilin e ka shoqëruar me atlete të bardha. Duhet përmendur fakti që Argita ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(k.m/dosja.al)