Një video e publikuar nga ‘Daily Mail’ ku një vogëlushe kërkon një mama tjetër, ka bërë xhiron e botës në rrjete sociale.

Vogëlushja mesa duket ka bërë një gabim dhe e ëma si çdo prind e ka qortuar. Por vajza me pafajësinë e një fëmijë ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se do një mama tjetër.

‘Po sillesh keq me mua?’, e pyet vogëlushja të ëmën.‘Jo’, ia kthen e ëma.‘Je e lumtur?’, e pyet sërish vajza.‘Po’, përgjigjet mamaja.‘Më duhet një mama tjetër’, i thotë vogëlushja duke qarë.E ëma vazhdon bisedën dhe e ngacmon akoma më shumë vogëlushe.‘Kë dëshiron të kesh mama ti’, i thotë ajo.

Vajza mesa duket e ka piketuar se me kë dëshiron ta zvendësojë të ëmën.‘Teze Xhenin dua’, i përgjigjet vogëlushja.“Ok, do t’i them”, i thotë e ëma dhe përgjigja e vajzës ka shkaktuar pa fund të qeshura në rrjet. Edhe pse tha që donte mama tjetër, ajo i përgjigjet të ëmës: ‘Ok mami’.‘Nuk mund të më thërrasësh më mami’, e ngacmon e ëma.‘Si e ke emrin?’, e pyet vogëlushja.‘Mishel’, i përgjigjet ajo, por vajza e kupton që e ëma nuk ka këtë emër.

Ndiqni reagimin në videon e mëposhtme: