Mbyllet një prej bizneseve më të mëdhë në Tiranë nga aksioni i anti-informalitetit. Mëngjesin e sotëm, zv. kryeministri Erion Braçe ka njoftuar mbylljen e kompleksit Taivani për shkak se nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët e saj.

Ai njofton se është mbyllur kafeneja, restorantet dhe kazinoja e këtij kompleksi. Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.

Postimi i plotë:

“Ky eshte Taivani!nga dje ne mbremje i mbyllur i gjithi!Mu ne zemer te Tiranes dhe pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline! Per here te dyte!Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!Te jesh kush te duash, i madh sa te duash, mik e shok me ke te duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!Mos kerko kot, nuk te ndihmon dot kerkush!

Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!”.