“Mbrojtja e malit të Tomorit është misioni ynë i përbashkët dhe i panegociueshëm”, tha sot kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama iu referua dëgjesës publike që zhvilloi dje ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi me ekspertë të mjedisit për malin e Tomorit.

“Mbrojtja e malit të Tomorit (kafshuar me vite e vite nga guroret e babëzisë) dhe e shumë pjesëve të bukura të trupit të Shqipërisë, të kërcënuara nga lekistë grabitqarë, pseudobiznesmenë e pseudogjykatës që po mbledhin lekët e fundit, para se të shporren nga Vetingu, është misioni ynë i përbashkët dhe i panegociueshëm”, tha sot Rama.

Gjatë dëgjesës së djeshme me ekspertë mjedisorë, edhe ministri Klosi u zotua se mali i Tomorit do të mbrohet dhe do të apelohet vendimi i gjykatës që “rrëzoi” VKM-në për shpalljen e Malit të Tomorit, Zonë të Mbrojtur.