Sekretari për marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka komentuar dekretin e nxjerrë nga presidenti muaj sipas të cilit nesër duhet të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Këtë vendim të Metës, Alfred Peza e ka kujtuar me ironi duke shkruar ndër të tjera se: Nesër është dita e madhe e “votimeve”. Kalofshi një të dielë plot me të qeshura.

Statusi i plotë i Alfred Pezës:

😂😂😂Heshtja elektorale, një ditë para “zgjedhjeve” të 13 tetorit, u bë më komikja e politikës.
Mbreti lakuriq, nuk na zhgënjeu as këtë radhë dhe kjo ishte gjëja më serioze e vitit!
Kujdes! Nesër është dita e madhe e “votimeve”. Kalofshi një të dielë plot me të qeshura. 🤣🤣🤣. (Lexo.al)