Paraditen e sotme në orën 10:00 mblidhet tryeza e reformës zgjedhore, që drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkë-kryetarë.

Partia Demokratike refuzoi dje ftesën e Gjiknurit për të marrë pjesë në tryezë, ndërsa theksoi se u qëndron pesë kushteve që vendosi për shumicën për të marrë pjesë. Damian Gjiknuri para nisjes se mbledhjes se komisionit parlamentar të reformës zgjedhore u shpreh se ‘PD nuk ka sjellë propozime për komisionin e reformës zgjedhore’.

PD-ja kërkon që reforma të bëhet nga ndërkombëtarët, por si BE dhe OSBE-ja janë shprehur kundër, po ashtu edhe kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë është shprehur se reforma do të miratohet me dy shkallë, fillimisht rekomandimet e OSBE-së sepse e kërkon BE-ja për negociatat dhe më pas është i hapur për të diskutuar për sistemin dhe tema të tjera.