Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe për vitin 2019.

Gjatë periudhës janar-tetor 2019 sipas të dhënave të publikuara Muzeu ka mirëpritur 64,000 vizitorë në total ose 19.87 % më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe janar-tetor 2019 shihet nga të dhënat dhe një rritje e numrit të vizitorëve të huaj. Janë 43,673 turistë të huaj që kanë vizituar muzeun, pra 37.99 % më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Numri i vizitorëve ndikon dhe në të ardhurat e institucionit i cili gjatë 10 mujorit të parë të 2019 ka grumbulluar 9,807,220 lekë ose 19.6 % më shumë të ardhura në total nga biletat në total krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Gjithashtu, të dhënat për muajin tetor 2019 krahasuar me tetor 2018, tregojnë se numri i vizitorëve në total ka një rritje me 23.84 %.

Ka një rritje gjithashtu dhe të vizitorëve të huaj gjatë tetorit 2019 janë 22.15 % më shumë vizitorë të huaj se në tetor 2018.

Gjatë muajit tetor 2019 ka rritje dhe të vizitorëve vendas me 45.90 % më shumë vizitorë sesa në tetor 2018.

Këto shifra gjithashtu sjell dhe të ardhura më shumë ku gjatë muajit tetor 2019 Muzeu Historik Kombëtar ka grumbulluar 24.9 % më shumë të ardhura në total sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.