2,250 qytetarë kanë kryer falas koronarografinë në spitalet publike dhe jopublike që nga 1 janari i këtij viti.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se kjo është mundësuar nga mbulimi shëndetësor universal, që sipas saj përkthehet në ofrim shërbimi sipas nevojave të qytetarëve, me cilësi dhe të përballueshme nga të gjithë.

Koronarografia është një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas, afër vendbanimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se ” Zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore, duke lehtësuar pagesat nga xhepi për qytetarët”.