Në konferencën e tij të shkurtër për shtyp, Ilir Meta ka sulmuar sërish SHBA dhe BE pas vendimit për “rrëzimin” e tij ditën e djeshme nga Kolegjit Zgjedhor. SHBA dhe BE kanë mbështetur vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor sipas Kushtetutës dhe duke mbrojtur Kushtetutën ndërsa Meta ditën e sotme ka thënë “Zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk a dhe nuk do të ketë. Më besoni mua”.

“Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, asnjë fondacion kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë, para gjithë shqiptarëve këtu. Besoj të gjithë e kanë parë qartë. Kam bërë përpjekkej të vazhdueshme për dialog midis të dyja palëve. Jam i gatshëm për ti shërbyer dialogut për të rishikuar datën e zgjedhjeve. I keni parë reagimet si kanë qenë. Kam krijuar mundësi, por zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk a dhe nuk do të ketë.”