Juventus kundër Real Madrid. Mund të jetë fare mirë një finale e Champions League.

Por mund të jetë edhe një sfidë e paskrupullt merkato, që do të futet në lojë në verë: ajo për të mbërritur tek Kylian Mbappé, objekti i dëshirave të të gjithë klubeve të mëdha europiane.

Andrea Agnelli në mënyrë ambicjoze ka bërë të ditur se dëshiron të sjellë në Torino sa më shpejt talentin e madh francez. Përplasja e momentit është pikërisht Juve-Real, nuk ka asnjë tjetër në gjurmët e Mbappe.

Është e qartë se nuk është e lehtë të bësh tratativa me Paris Saint Germain.

Vera e gjatë e Neymar ka treguar se klubi francez nuk shet lojtarë nën shifrën e konsideruar të denjë për vlerën e tij. Kështu, duhen bërë llogaritë me rreth 180 milionë, shifrër e shpenzuar nga Psg për të blerë djaloshin nga Monaco në 2017.

Pastaj është pagesa, që do të peshonte me rreth 40 milionë në vit mbi bilancet e klubeve. Në total 380 milionë në 5 vjet. Mbappè do ti kushtonte Juventus mesatarisht 76 milionë në sezon ndaj 84 të Ronaldos.

Shifrat janë të larta, por pikërisht për këtë motiv Agnelli gjatë javës njoftoi rritjen e kapitalit. Kërkon një Juve në gjendje ti lejojë vetes negociata të këtij lloji.

Por është edhe Real Madrid, që tentoi të joshte Mbappè që në verë. Florentino Perez për merkaton e verës 2020 ka në mendje këtë strategji: Të kthejë në shtëpi lojtarët e afirmuar larg Madridit si Reguilòn, Odegaard, Kubo e Ceballos, duke shtuar goditjen e madhe. E në këtë pikë, të sfidosh merengues bëhet shumë e vështirë.