Në “Theatre du Chatelet” të Parisit po zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”, shkruan Syri.net.

Janë 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët janë Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk ka marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.

Ndërkaq, trofeu “Kopa”, për lojtarin e ri më të mirë të vitit 2019 shkon për mbrojtësin e Juventusi, Matthijs de Ligt.

“Jam i kënaqur që jam këtu, i nderuar që gjendem në skenë. I lumtur për këtë triumf, së pari dua të falënderoj Ajaxin, shokët e mi të ri të skuadrës, të dashurën… jam shumë krenar. Do ta shijoj këtë mbrëmje”, tha De Ligt.