Këngëtari i njohur për publikun shqiptar Mateus Frroku, i dha fund lidhjes së tij 9-vjeçare muajin e fundit të vitit që lamë pas. Pavarësisht intervistave të bëra gjatë kohës se ndarjes dhe jo vetëm, ku ai shprehej se ndihej bosh dhe i vetmuar, mesa duket, Mateusi tashmë ka nisur një lidhje të re.

Mateus Frroku dhe ish e dashura e tij

Gentjan Zenelaj, gjatë spektaklit ‘Dance with Me’ ku merr pjesë dhe Mateusi, ka nuhatur diçka për një lidhje të re të mundëshme midis këngëtarit dhe një prej vajzave që punonin në televizionin Klan.

Mateus Frroku ne Dance with Me

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e “Klanit”, të restorantit…” – u shpreh Gentjani.

Mateusi nuk i mohoi fjalët e Gentjanit, por ai u përgjigj shkurt “Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”.