Ditën e djeshme Kim Kardashian hodhi në treg linjën më të re të të brendshmeve në formë korseje. Për këtë linjë ylli i familjes Kardashian punoi shumë gjatë dhe marketingut i kushtoi një rëndësi shumë të madhe.

Epo duket se e gjithë kjo ia ka vlejtur dhe sipas mediave të huaja koleksioni ka qenë një super sukses. Që në minutën e parë që u hodh në treg, Kim fitoi plot 2 milionë dollarë nga shitjet.

Fluksi ishte shumë i madh dhe të gjitha femrat duket se mezi i kishin pritur produktet e reja të Kim. Pasuria e Kim Kardashian arrin 350 milionë dollarë dhe nga ky koleksion shifra e pasurisë së saj do të rritet edhe më shumë.