Emri i Kristiano Ronaldos ka ndezur fantazinë e çdo tifozi të Juventusit gjatë 24 orëve të fundit, pasi flitet se mes Real Madrid dhe Juventus ka që tani kontaktet e para për transferimin e portugezit. Sigurisht, marrëveshja në fjalë është shumë më e vështirë të realizohet, por administratori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, ka lënë tifozët të ëndërrojnë sot, në atë që është prononcimi i parë rreth kësaj teme që kur u përhap në media.

I pyetur rreth futbollistit portugez, ai ka evituar të përgjigjej ndaj gazetarëve të cilët e kanë pikasur në qendër të Milanos. “A mund të ëndërrojnë tifozët e Juventusit Ronaldon? Nuk flas…”, ishte mesazhi i vetëm i drejtuesit të Juventusit që është larguar me shpejtësi.

Në një moment kaq delikat, ai ka preferuar që të mos shprehet as pozitivisht e as negativisht për një transferim të mundshëm, duke pritur si do të rrjedhin ngjarjet, pasi në fakt Ronaldo është në pritje të ofertave edhe nga klube të tjera ndaj deklaratat e parakohshme mund të shkatërrojnë gjithçka. Kësisoj, edhe tifozët mund të vazhdojnë të ëndërrojnë, deri në momentin kur portugezi të marrë vendimin përfundimtar.