U zhvillua në Tiranë, Forumi i katërt i kryetarëve të kryeqyteteve të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës. Organizuar në panele të ndryshme diskutimi, në këtë forum u ndanë eksperienca nga fusha e ekonomisë, turizmit dhe zhvillimit urban.

Pjesëmarrëse në këtë panel ishte dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila thotë se “në fushën e kulturës diskutuam mbi rëndësinë që ka trashëgimia kulturore në zhvillimin ekonomik të vendit, në përfshirjen e komuniteteve dhe zhvillimin e industrisë kreative, që në Tiranë do ta finalizojmë me ngritjen e Parkut të Artit, në zonën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re””.

Tirana priti për herë të parë Forumin “17 + 1” në nivel kryetarësh bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.