Forcat e Armatosura të vendit do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës së datës 13 tetor, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

“Teksa bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj kurojnë gjurmën e maratonës së 13 Tetorit, vajzat dhe djemtë tanë po stërviten për të nderuar FA edhe në këtë angazhim joushtarak”, – shprehet ministrja e Brendshme Xhaçka.

130 efektivë të Forcave të Armatosura do të marrin pjesë në maratonën e Tiranës nga ku 25 prej ushtarakëve do të jenë vajza.

Efektivët do të përfaqësojnë të gjitha forcat, që nga ushtari deri tek gjeneral ndërkaq ushtarakët tanë do të garojnë në disiplinat 21 kilometra dhe 10 kilometra.