Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka kërkuar ditën e sotme që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të shpërbëhet Kuvendi aktual i Maqedonisës së Veriut.

Sipas Mickovskit janë të pabaza deklarimet e kryeministrit Zaev se ky do të jetë viti i ekonomisë dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja pasi si pasojë do të ndërpritet zhvillimi i reformave politike dhe ekonomike.

Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se qeveria Zaev në të vërtetë ka pësuar një fiasko ekonomike, duke mos grumbulluar donacionet në kohë dhe duke dështuar në projektet kapitale dhe në korrupsionin në administratë.

‘Тë guxojë dhe menjëherë ta shpërbëjmë Kuvendin dhe unë i premtoj se do të punojmë bashkërisht, nëse na mposhtin në zgjedhje, ne do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të marrë datë, të hyjmë në NATO, të kemi ekonomi më të mirë, nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve VMRO-DPMNE mbetet në opozitë’, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.