Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, deklaroi sot se është ngritur grupi i punës për hartimin e një Kodi të ri Penal.

Duke folur në Kuvend për dekretin e presidentit për Kodin Penal, Manja tha se, Po është e nevojshme që ne të kemi një Kod të ri Penal. Dhe siç është bërë e ditur edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare kur ne votuam për ndryshimet në kodin penal por edhe nga Ministria e Drejtësisë, të punohet dhe është ngritur grupi i punës për hartimin e një kodi të ri penal. Është një kod i ri penal i miratuar në vitin 1995 në kohën kur ne nuk kishim një Kushtetutë, por kishim ligjin për dispozitat kryesore kushtetuese. Dhe në vitin 1998 ne miratuam Kushtetutën dhe absolutisht është e domosdoshme pasja e një kodi të ri penal”.

Manja replikoi me nën/kryetarin e Kuvendit, Myslym Murrizi duke thënë se çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe kafshëve janë çështjet më sensitive për bashkimin Europian dhe në datën 18 tetor ne presim të ulemi në negociata me BE. Por edhe një gjë tjetër në fakt. Nga respekti që kemi për mjedisin dhe për kafshët jam i bindur që secili prej nesh do të bëhet edhe më i mirë sesa ç’është”.

“Manja tha se paketa e ndryshimeve në kodin penal përfshin masat penale në fushëne sigurisë publike jetës dhe shëndetit duke i ofruar mbrojtje të posaçme, mjekëve, punonjësve të policisë së shtetit, arbitrave ndërmjetësve sportivë por edhe masat që adresojnë si duhet dhunën në stadiume. Masa penale shtesë në fushën e sigurisë ushqimore. Masa penale shtesë në fushën e krimit mjedisor. Po ashtu edhe në fushën e mbrojtjes së të drejtës së autorit. Si dhe pati një ndryshim në një dispozitë të Kodit penal që ka të bëjë me ndërhyrjen e padrejtë në jetën private që adreson një shqetësim që është real sot në Shqipëri. Përdorimi për qëllime shantazhi të ulëta i video regjistrimeve dhe këtu nuk është fjala vetëm për video regjistrimet e zyrtarëve publik të përfshirë në afera korrupsioni, por ka të bëjë edhe me dhunën dhe shantazhin që bëhet mbi nënat dhe motrat por edhe mbi të miturit në Shqipëri”.

Manja u shpreh se Presidenti ka shprehur objeksione mbi dispozitën mbi ndërhyrjet e padrejta në jetën private, duke thënë se ka paqartësi ligjore dhe duhet sqaruar kjo dispozitë.

Manja tha se ky ndryshim erdhi në kushtet e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, rrjeteve sociale, duke i dhënë një mbrojtje të posaçme nënave, motrave dhe fëmijëve të mitur.

Presidenti shprehu rezerva edhe sa i përket adresimit në kodin penal të një sërë nenesh që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit. Manja tha se, “adresimi me masa penale i krimit mjedisor është transpozimi i një direktive për mbrojtjen e mjedisit detyrim të cilin duhet ta kishim përmbushur me kohë. Është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE në këtë fushë.

Në lidhje me mbrojtjen ndaj kafshëve, presidenti thotë se është e paqartë dispozita sepse duhet përcaktuar qartë se kush është pronari. Manja tha se, sot kafshët shtëpiake kanë pasaportë sipas ligjit veterinar sepse ky nen referon tek ligji për shërbimet veterinare. Aty përcaktohet se kush është pronari.