Në qytezën e Manzës, qarku Durrës ka nisur akomodimi i banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, nga çadrat në njësitë lëvizëse të banimit.
Në njësitë lëvizëse kushtet janë të mira, me krevatë, dushe e kondicionerë.
Këtë e pohojnë dhe vetë banorët. “Kushtet këtu janë më të mira sec i kemi pasur në shtëpi. Na kanë sjellë barna, ushqime dhe veshmbathje”, u shpreh një i moshuar.

Në këtë zonë shërbejnë vullnetarë grekë të cilët përgatisin ushqimin për banorët që po strehohen në njësitë e banimit lëvizëse. Zvministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi ka monitoruar në terren procesin e zhvendosjes së banorëve në njësitë lëvizëse të banimit. “Kemi vendosur në këtë ambient 16 njësi lëvizëse dhe po përgatisim terrenin dhe për 10 njësi banimi pranë qendrës shëndetësore. të tjerë.
Në të gjithë njësinë Manëz janë 140 familje që kanë nevojë për akomodim. Janë 50 çadra ku u akomoduan në ditët e para pas tërmetit, jo vetëm banorët që banesat i kanë të pabanueshme, por dhe të tjerë që I kanë banesat ende në pritje të inspektimit.

Sot do të strehohen 20 familjet e para në këto njësi banimi lëvizëse”, tha zvministrja e Turizmit Ornela Çuci, anëtare e shtabit të Emergjencës, përgjegjëse për akomodimin e banorëve. Znj. Çuçi tha se prioritet në ditën e parë ka qenë strehimi në këto njësi të familjeve me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuar, më pas prioritet do të jenë të moshuarit e të sëmurët kronikë.

Sipas zvministres Çuçi, brenda javës mendohet të kompletohen të gjitha nevojat.
Sipas saj, nga qeveria izraelite janë dërguar 50 çadra dimërore të cilat do tu shpërndahen banorëve të dëmtuar nga tërmeti në zonat rurale të cilët nuk duan të lëvizin nga territori I banesës së tyre.