Me afrimin e merkatos së janarit, shtohen zërat për lëvizjet e mundshme e sidomos për ato që quhen goditje në merkato. Kështu ‘bomba’ e janarit pritet që ta lëshojë Mançester Junajtid që synon të ngjitet në renditje pas largimit të Zhoze Murinjos.

Objektiv i ‘Djajve të kuq’ për merkaton e verës duket se do të jetë ylli i Juventusit, Dougllas Kosta i cili po kalon një moment mjaft të mirë me bardhezijntë e Torinos. Për të mundësuar këtë operacion, drejtuesit e Mançesterit janë të gatshëm të ofrojnë plot 60 milionë euro ose e thënë ndryshe, të gjithë buxhetin e vënë në dispozicion për merkaton e janarit.

Kjo u bë e ditur vetëm një ditë pasi Solskjaer vendosi të bëhej trajner i Mançesterit dhe do të kishte 50 milionë paund në dispozicion. Nga ana tjetër, problem mbetet Pogba duke qenë se Juventusi e kërkon ndërsa Mançesteri nuk do që ta humbasë dhe kjo mund të bëjë që të bllokohet edhe një negocim i mundshëm.