Ministria e Shëndetësisë thotë se aparaturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shërbim jetik pranë qendrës më të madhe spitalore në vend. Gjatë vizitës në ambientet e qendrës së Hemodializës në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se shërbimi i dializës ka një ndryshim si nata me ditën, pasi sot personat që bëjnë dializë e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit.

“Në vijim të investimeve të kryera për pacientët që bëjnë dializë, investimi i fundit në QSUT, në 22 aparatura moderne, bëjnë të mundur kryerjen e procedurave sipas standardeve, duke ulur në maksimum infeksionet dhe duke rritur cilësinë e jetës për këta pacientë”, tha Manastirliu.

Duke theksuar mbulimin falas të të gjithë trajtimit për dializantët, Manastirliu deklaroi se sfida e radhës është transplanti i veshkave në spitalet publike