Një automjet ka marrë flakë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Një automjet tip “Mercedez-Benz” me targa AA346JT me drejtues shtetasin Hekuran Çela nga Tepelena ka marrë flakë.

Në këtë makinë po udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur përbri serave në fshatin Mashkullorë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.j.j