Makina më e shtrenjtë në botë e quajtur ‘La Voiture Noire’, kryevepra e fundit e Bugatti-t tashmë ka një pronar të ri. Kjo makinë, e cila u krijua me rastin e 110 vjetorit të krijimit të kompanisë franceze u shit për 18 milionë dollarë.

Bugatti pritet të shfaqet për herë të parë në publik të dielën në një festival në Kaliforni. ‘La Voiture Noire’ është unike në llojin e saj dhe është krjuar vetëm një e tillë. Personi që e ka blerë dëshiron të mbetet anonim.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Më parë është folur se blerësi i kësaj makine është Cristiano Ronaldo, por ylli i futbollit përgënjeshtroi zërat. Po ashtu është folur se ai mund të jetë sportisti më i pasur në botë, rekordmeni i boksit Floyd Mayëeather, por nuk kemi pasur një reagim.

’Voiture Noire’ është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.