“Nis konsulta publike për Projektstrategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit 2021-2025”, tha sot ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Qëllimi i procesit të konsultimit është mbledhja e sugjerimeve nga qytetarët, shoqëria civile, akademikët dhe shoqatat shqiptare për përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të”, shprehet ai.

Po ashtu, Majko sqaron se projekti do jetë me tri faza nga mbledhja e opinioneve, diskutimi publik dhe përmbledhja dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare.

“Projektstrategjia do të kalojë në disa faza. Faza I: Mbledhja e opinioneve me shkrim nga individë dhe ekspertë të ndryshëm (brenda muajit nëntor 2019). Faza II: Diskutimi në publik i projektdokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës (brenda muajit mars 2020). Faza III: Përmbledhja dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare (brenda muajit qershor 2020)”, shprehet ai.