Majlinda Zeka nuk e ka lënë me kaq debatin që nisi dje nga reperi Majk, i cili tha se nuk e takon djalin për shkak se nuk e lejon nëna e tij.

Në një postim në Instagram, ajo tregon për herë të parë se Majk e ka mohuar atësinë e djalit kur ka mësuar lajmin për shtatzëninë.

Ajo e quan reperin “një person që ul çdo femër pasi përfundon lidhjen”, ndërsa nuk rri pa i kërkuar Majkut që njerëzimin dhe karrierën t’i ndajë nga njëra-tjetra dhe të mos arsyetoje veten përmes postimeve.

“U përgjigje para komentuesve, po si do t’i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të pyesë për të gjitha këto drama që do të mbesin dëshmia më e mirë në internet.

Ndoshta edhe atëherë fajin do ta adresosh te unë, por shpresoj që të trokasë ndërgjegjja një ditë e për hir të gjakut tënd e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijërinë e tij”.

Majk u shpreh dje se arsyeja e vetme përse nuk e takon të birin është sepse nëna e tij nuk e lejon. Sipas reperit, Majlinda ende nuk e ka pranuar ndarjen mes tyre dhe kjo është arsyeja e vetme përse ajo nuk e lejon ta takojë të birin:

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, shkroi dje reperi i revoltuar.