Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka falënderuar qytetarët e New Yorkut, të cilët mbajtën protesta dhe i bënë thirrje presidentit të SHBA’ve Donald Trump të mos ndërhyjë në problemet e brendshme në Venezuelë.
Maduro dhe gruaja e tij Cilio Flores shëtitën me automjetin e tyre në qendër të Karakasit ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar në video-mesazh.

“Nga Karakasi u shpreh mirënjohje qytetarëve të New Yorkut që dolën në rrugë për t’i bërë thirrje presidentit të SHBA’ve Donald Trump që të heq duart nga Venezuela”, ka thënë Maduro, raporton agjencia Anadolu.

Ai në mesazh theksoi se doli nga pallati presidencial Miraflores dhe u shëtit në qendër të Karakasit për të parë se si jeton populli i tij.

“Njerëzit janë në rrugë për të mbrojtur revolucionin dhe jetën. Unë kam qenë gjithmonë me popullin”, tha Maduro, duke shtuar se paqja do të triumfojë.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, i mbështetur nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.