Nga Ardit Bido*
Harta e gjendur në Bibliotekën e Romës rrëfen shumëz. Një truall i tërë, Shqipëria e asaj kohe, e etnikja e kësaj kohe, mbanin për toponim emrin e drejtuesit të saj Skënderbeut, në të gjallë të tij.
Kjo hartë kuptimplotë nuk mbyll thjesht Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar.

*Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit