Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot se në rast të një kundërshtimi të ri të marrëveshjes së Brexit nga deputetët britanikë atëherë do të shkojmë drejt një “no deal” (pa marrëveshje), pasi mbërriti në samitin e BE-së në Bruksel. “Dukshëm jam krejtësisht i hapur për një shtyrje teknike që do të jetë më e shkurtra e mundshme në rast të një vote pozitive”, thotë shefi francez i Shtetit.

“Por, në rast të një vote negative nga britanikët do të shkojmë drejt një no deal”, paralajmëroi ai duke përsëritur se marrëveshja e tërheqjes ashtu sikurse është negociuar nga BE-ja me kryeministren britanike, Theresa May “nuk mund të rinegociohet”.