Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se numri i madh i zjarreve që po përhapet në pyjet e shiut të Amazonës janë një krizë ndërkombëtare. Sipas tij, kjo cështje duhet të jetë tema kryesore e ditës që do të diskutohet në samitin G7.

“Shtëpia jonë po digjet”, shkruajti ai në Twitter. Ndërsa Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonare akuzoi homologun francez duke thënë se po përdor këtë ngjarje për “përfitime politike”. Ai tha se diskutimi i zjarreve në samitin G7, në të cilin Brazili nuk merr pjesë, nxisin “një mentalitet të gabuar kolonialist”.

Pylli më i madh i shiut në botë, Amazon është një dyqan jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Të dhënat satelitore të publikuara nga Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë (Inpe) kanë treguar një rritje prej 85% të zjarreve këtë vit në të gjithë Brazilin, shumica e tyre në rajonin e Amazonës.