Nga Erjon Braçe

Eshte kontrata e ndertimit te rruges Reshen-Kalimash;

Eshte tabela ne kontrate-faqe 151,

E kostos se synuar:418 milion euro! ne fakt ti pagove per te 900 milion euro e ca me shume! Vec per kete segment!

Te lexova dje per segmentin Thumane-Kashar;

Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!

Pas teje dhe nje gazete sot, shkruante se ne THUMANE-KASHAR, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro!

E para gje; Rruga Thumane -Kashar nuk po ndertohet, nuk ka nisur te ndertohet, nuk ka asnje volum punimesh, per pasoje, as ka faturuar kush e as ka paguar kush qofte edhe nje qindarke nga parate e buxhetit te shtetit! Pra zero leke, zero euro!

Perkundrazi, kjo Qeveri, sot eshte ne gjyq me kompanine Gener 2 qe i kerkon fitimin e munguar per anullimin e asaj kontrate!

E ben dot dallimin Lyrzim?

Tabela ne foto, ne faqen 151 te Kontrates se Ndertimit te Autostrades Rreshen-Kalimash, ka nje vlere te synuar prej 418 milone eurosh;

Ti gjate prokurimit e me pas ndertimit, e cove ne 900 milion euro,

Ata faturuan dhe ti pagove fature me fature deri ne 900 miolion euro!

Ky eshte fakti i kryer Lyrzim!

Vlera e synuar, vlera e faturuar, vlera e paguar, rruga ashtu e ndertuar!
Me gjen dot nje fature te paguar per rrugen Thumane-Kashar Lyrzim?
Nese nuk ndertohet e nuk paguhet,
si vidhet?

Ne dosje bashke me kontraten, kam akuzen e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikes;
Aty tregohet si eshte vjedhur!

Ashtu eshte vjedhur ne rruge!

Pergjegjesi per vjedhjen sipas prokurorise, je ti!

Bindju ligjit e dorezohu para gjykates Lyrzim!