BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Lulzim Basha dhe kryeministri Rama kanë replikuar ditën e sotme në rrjetet sociale për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE. Teksa Rama ka cituar kancelaren Merkel, kryetarin e KE Tusk, gjithashtu edhe kryministrin italian Conte të cilët janë shprehur qartë qe moshapja e negociatave nuk ka tëj bejë me çfarë ka arritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por ka të bëjë me përplasjet e brendshme të BE, Lulzim Basha ka thënë të kundërtën në kundërshtim me të gjithë, ku është shprehur se faji është i qeverisë shqiptare.

Por ajo që është interesante është që Lulzim Basha ka nxjerrë në Twitterin e tij qendrimet e disa liderëve të BE, por e çuditshmja është që të gjitha thëniet që ai ka publikuar janë kundër asaj që vetë kreu i opozitës ka deklaruar në lidhje me çështjen.

Duke parë postimin dhe çfarë duket në të, të krijohet përshtypja që Lulzim Bashës ia ka vjedhur paswordin e llogarisë së tij kryeministri Rama, pasiqë ato që Basha ka postuar, duke filluar nga fjala e Merkel, Tusk, Conte, e Macron thonë troç që çelja e negociatave nuk ka fajtor qeverinë shqiptare por mosmarrëveshjet e brendshme të BE.

Postimi i Lulzim Bashës në Twitter: