Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi nxënësit në vitin e ri shkollor. Ndër rreshta nuk ka lënë pas edhe politikën, kur thotë se një e ardhme më e mirë do të vijë për Shqipërinë, dhe do të jetë e afërt.

“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.